Shqip (Albanska)
Komisioni për ankesa i shkollave është një autoritet i pavarur, i ngjashëm me një gjykatë ku ti si nxënës apo prind mund të drejtohesh për t’u ankuar ndaj vendimeve të caktuara në kuadër të klasës parshkollore, shkollës fillore, shkollës së mesme dhe arsimit për të rritur.
Çka mund të ankimohet?
Ti mund të ankimosh vetëm disa lloje të vendimeve, psh. vendime rreth programit të masave, vendimeve për plasim në grupe të posaçme mësimore dhe vendime rreth pranimit në shkollë të posaçme, shkollë të mesme apo për në sfi (suedishtja për të huaj).
Në çka mund të rezultoj një ankesë?
Nëse Komisioni për ankesa i shkollave arrinë në përfundimin se vendimi i ankimuar ishte i gabuar atëherë komisioni mund t’a pezulloj atë vendim.
Si mund të akohem?
- Kontrollo se a mund të ankimohet ai vendim.
- Dërgo ankesën atij që e ka marrë vendimin dhe jo direkt Komisionit për ankesa.
- Ankesa duhet të dorëzohet tri javë nga dita kur e ke marrë.
- Shkruaje se ndaj cilit vendim ankohesh, cilin ndryshim e dëshiron dhe përse.
- Shkruaje emrin, numrin personal dhe të dhënat kontaktuese.
- Nënshkruaje ankesën.
- Ankesa dhe dokumentet e tjera që ti i dorëzon bëhen dokumente publike të cilat pastaj çdo kush mund t’i lexoj. Vendimet e komisionit janë publike.
Na kontakto
Adresa postale:
Skolväsendets överklagandenämnd
Box 23069
104 35 Stockholm.
Adresa për vizitë:
Sveavägen 159, Stockholm
Telefoni:
08-729 77 60
Faxi:
08-58 60 80 09
E-mail:
overklagandenamnden@overklagandenamnden.se