Till innehållet

Në këso raste mund të apeloni


Vetëm nxënësi, përfaqësuesi i tij ose, në disa raste, personi që mban kujdesin ndaj fëmiut mund t’i drejtohet entit për apelim e jo, bie fjala, komuna apo kryesuesi i shkollës. Se kush ka dejtë të apelojë një vendim përcaktohet më përafërsisht në ligjin shkollor. Nëse ju jeni madhor dhe i jepni dikujt tjetër të drejtën të apelojë në emrin tuaj, atëherë ai duhet të tregojë autorizimin tuaj që ai/ajo është kompetent t’u përfaqësojë.

Ndaj këtyre vendimeve mund të apeloni: 

 

Shtyrje vijimi të obliguar shkollor ose pezullim obligimi shkollor

Ndaj vendimit mbi shtyrje të vijimit të obliguar shkollor apo për pezullim obligimi shkollor mund të apelojë ai që mban përkujdesjen ndaj fëmiut (neni 3, paragrafët 7 dhe 10 në ligjin shkollor).

Pranim në shkollë të posaçme dhe shkollë speciale

Ndaj vendimit për pranim në shkollë të posaçme dhe shkollë speciale mund të apelojë ai që mban përkujdesjen ndaj fëmiut (neni 3, paragrafi 5 në ligjin shkollor).  E njëjta gjë vlen edhe për pranim në shkollë të pavarur speciale (neni 9, paragrafi 17 në ligjin shkollor).

Shkollë speciale

Ndaj vendimit mbi masa për fëmijë që nuk jetojnë në shtëpitë e tyre (shkollë speciale) dhe mbi të drejtën e mbarimit të shkollimit në shkollë speciale mund të apelojë vetë nxënësi apo përfaqësuesi i tij (neni 7, paragrafi 8 në ligjin shkollor).

Shkolla fillore

Ndaj vendimit mbi masa për nxënës që nuk jetojnë në shtëpi (shkollë fillore), mbi vendosjen e nxënësit në ndonjë shkollë tjetër duke marrë në konsideratë sigurinë e nxënësve tjerë dhe papengueshmërinë në mësim, mbi pranimin në shkollë fillore të një nxënësi nga një tjetër komunë dhe mbi të drejtën e mbarimit të shkollimit fillor mund të apelojë vetë nxënësi apo përfaqësuesi i tij (neni 4, paragrafet 11 – 12 në ligjin shkollor).

Grup i veçantë mësimor

Ndaj vendimit që nxënësi të mësojë në një grup të veçantë mësimor mund të apelojë vetë nxënësi apo ai që mban përkujdesjen ndaj tij (neni 8, paragrafi 1 në rregulloren mbi shkollim fillor).

Vijim gjimnazi

Ndaj vendimit mbi vijim gjimnazi mund të apelojë ai që ka bërë kërkesën për pranim (neni 5, paragrafët 11 dhe 13 d në ligjin shkollor)

Vijim gjimnazi special

Ndaj vendimit mbi vijim në gjimnaz special mund të apelojë vetë nxënësi apo përfaqësuesi i tij ( neni 6, paragrafi 8 në ligjin shkollor). E njëjta gjë vlen edhe për vijim gjimnazi special të pavarur (neni 9, paragrafi 17 në ligjin shkollor).

Vijim shkollimi Rh të përshtatur

Ndaj vendimit mbi vijim shkollimi Rh të përshtatur mund të apelojë vetë ai që ka bërë kërkesën për pranim në këtë shkollë (neni 5, paragrafi 30 në ligjin shkollor).

Vijim shkollimi komunal për të rritur

Ndaj vendimit mbi vijim shkollimi komunal për të rritur (komvux), mbi atë që shkollimi t’i pezullohet një nxënësi dhe mbi vendimin që atij nxënësi të mos i ofrohet shkollimi sërish mund të apelojë vetë nxënësi (neni 11, paragrafi 23 në ligjin shkollor).

Vijim shkollimi për të rritur për nxënës me të meta zhvillimore

Ndaj vendimit mbi vijim shkollimi për të rritur për nxënës me të meta zhvillimore (särvux), mbi atë që shkollimi t’i pezullohet nxënësit dhe që sërish t’i ofrohet mundësia për shkollim mund të apelojë vetë nxënësi (neni 12, paragrafi 13 në ligjin shkollor).

Vijim mësimi në suedisht për të huaj

Ndaj vendimit mbi vijim mësimi në suedisht për të huaj (sfi), mbi atë që shkollimi t’i pezullohet një nxënësi dhe që nxënësit sërish t’i ofrohet mundësia për shkollim mund të apelojë vetë nxënësi (neni 13, paragrafi 13 në ligjin shkollor).

Na kontaktoni

Nëse keni pyetje mbi atë se ndaj cilave vendime mund të apeloni ju mund të na telefononi, shkruani letër apo dërgoni e mail zyrës sonë.

Na kontaktoni