Shqip (Albanska)
Komisioni për ankesa ndaj rrjetit arsimor është një autoritet i ngjashëm me një gjykatë i cili i shqyrton disa ankesa ndaj rrejtit arsimor. Kryetari dhe nënkryetari i këtij komisioni janë juristë dhe kanë përvojë si gjyqtarë gjykate. Komisioni përbëhet edhe nga një ekspert edukativ, një mjek shkolle, një psikolog, një pedagog special, një drejtor shkolle dhe një ish jurist i lartë.
Si mund të bëj ankesë?
- Kontrollo nëse një vendim ka të drejtë ankese. Ti mundesh ose të na kontaktosh ne dhe të na pyesish ose hy këtu dhe lexo në gjuhën suedeze: Vilka beslut kan överklagas
- Ankesën dërgoja atyre që e kanë marrë vendimin, e jo drejtpërdrejti Komisionit për ankesa ndaj rrjetit shkollor.
- Ankesa duhet të ketë ardhur brenda tri javësh prej kohës kur ti e ke marrë vendimin.
- Shkruaj se cilin vendim e ankimon, cilin ndryshim e kërkon dhe arsyen përse.
- Shkruaj emrin e plotë, numrin personal, dhe të dhënat kontaktuese.
- Nënshkruaje ankesën.
- Ankesa dhe dokumentet tjera që Ti i dërgon shëndrrohen në dokumente publike dhe gjithsecili mund t’i lexojë. Vendimet e Komisionit poashtu janë publike.
Ligjet dhe rregullat
Ligji mbi shkolla në gjuhën suedeze (lidhje tjetër, hapet dritare e re)
Kontakta oss
Adresa postale
Skolväsendets överklagandenämnd
Box 23069
104 35 Stockholm
Rruga
Sveavägen 159, Stockholm
Telefoni
08-58 60 80 00
Faksi
08-58 60 80 09
E- maili
overklagandenamnden@overklagandenamnden.se